Sport
Babai i Lorik Canës emërohet kryetar i Vëllaznimit
Agim Cana është emëruar kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi nga Gjakova
Klubi i Vëllaznimit të Gjakovës ka njoftuar se, Agim Cana, babai i Lorik Canës, është emëruar kryetar i skuadrës kuqezi, shkruan albinfo.ch.
“Më në fund arriti lajmi bombastik. Agim Cana prej këtij momenti është kryetar i Klubit Futbollistik Vëllaznimi. Shkëlzen Gashi (ish-kryetari) mbetet gjithmonë pjesë e klubit futbollistik Vëllaznimi dhe do të mbetet president nderi”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjakovare.
Më herët flitej se edhe Ragip Xhaka, babai i vëllezërve, Granit dhe Taulant Xhakës, do të jetë aksionar në skuadrën gjakovare, megjithatë, një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar.
Skuadra nga Gjakova kohët e fundit është përballur me probleme financiare, derisa shpresojnë se tani do të vijnë ditët e mira.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











