E-Diaspora
Babai i Labinot Harbuzit tregon si u mundua t’ia japë ndihmën e parë
“Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca” është shprehur Ismet Harbuzi
Futbolli shqiptar ishte në zi të enjten, pasi nga jeta u nda Labinot Harbuzi, vetëm 32-vjeçar.
Shkaku i vdekjes së lojtarit thuhet të ketë qenë një atak në zemër. Ka qenë pikërisht babai i tij, Ismeti ai që ka gjetur 32-vjeçarin në një gjendje kritike.
“Nuk e di se çfarë ndodhi. Unë dhe gruaja ime i dhamë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca” është shprehur Ismet Harbuzi për gazetën suedeze GP, përcjell albinfo.ch.
Pak orë pas orës 10 në mëngjes, Harbuzi ka pësuar sulm në zemër në shtëpinë e tij. Ai ka marrë ndihmën e shpejt është dërguar në ambulancë, por jeta e tij nuk ka mundur të shpëtohet.
Labinot Harbuzi është rritur në Rosengard të Suedisë. Në moshën 15 vjeçare ai ishte bërë kadet në klubin holandez, Feynoord. Gjatë kësaj kohe, Harbuzi kishte kontakte të rregullta me Zlatan Ibrahimoviqin, i cili kishte thënë se ishte “këshilltar jozyrtar” i Harbuzit.
Pas aventurës së tij në Holandë, Labinot Harbuzi u rikthye në Suedi më 2006 ku debutoi më Malmon. Në pranverën e vitit 2009 ai bëhet historikisht personi parë që shënoi gol në stadiumin Swedbank Stadium.
Ai luajti edhe për grupmoshat e Suedisë. Ai kohët e fundit ishte pa klub, por nuk mendonte se karriera e tij ka marrë fund. “Shpresoj, hapat e fundit në fushën sportive nuk janë marrë ende”, kishte thënë Harbuzi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











