E-Diaspora
Azilkërkuesi shqiptar përjeton tmerrin në burg
Një azilkërkues 23-vjeçar shqiptar prej tre ditësh ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Marsejës.
Të afërmit e tij kanë denoncuar ngjarjen në “News24”, duke pretenduar se Florenc Beqirajn kanë tentuar ta vrasin në burg, ku ai ndodhej prej tre javësh, raportojnë mediat shqiptare.
Kushërira e tij ka telefonuar nga Franca duke apeluar për ndihmë, në mënyrë që të zbardhet e vërteta për 23-vjeçarin, përcjell albinfo.ch.
Florenci kishte shkuar para një viti në Francë duke kërkuar azil, por tre javë më parë ishte kapur nga policia, pasi nuk kishte dokumente.
Kushërira thotë se para disa ditësh, Florenci kishte telefonuar atë dhe një tjetër shok të tij, duke iu thënë se kishte probleme me personat me të cilët ndante qelinë, si dhe kishte shprehur frikë se mos e vrisnin.
Gjithnjë sipas saj, 23-vjeçari pas dy ditësh do të kthehej në Shqipëri, ndaj nuk kishte pse të vetëvritej, pretendim ky i ngritur nga policia e Francës.
Në foto i riu shfaqet në gjendje kome në spital. Kushërira e tij thotë se mjekët duan t’i shkëpusin aparaturat me pretendimin se 23-vjeçari ka vdekur.
Rasti ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare, derisa kushërira kërkon ndihmë për të.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










