Kosova
Avokatët presin që 6 turqit e dëbuar të kthehen në Kosovë
Ai shpjegon se në bazë të Udhëzimeve Administrative, në rast se aprovohet ankesa e tyre, Kosova do të duhej që brenda afatit prej 6 muajsh t’i kthejë mbrapa personat e larguar

Gati një muaj pas kidnapimit dhe dorëzimit tek autoritetet e Erdoganit të gjashtë shtetasve turq, të enjten Komisioni i Ankesave për të Huaj, ka shqyrtuar ankesat e të dëbuarve.
Gjashtë anëtarët e Komisionit të Ankesave për të Huaj kanë dëgjuar ankesat e avokatëve mbrojtës të mësuesve që para një muaji i rrëmbyen nga Kosova.
Mbrojtësit e pesë drejtuesve të kolegjeve “Mehmet Akif” dhe një mjeku turk, vazhdojnë të insistojnë se klientëve të tyre u janë revokuar lejeqëndrimet në Kosovë, pa bazë ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme, pak ditë pas skandalit në fjalë, pati thënë se AKI-ja i ka sugjeruar t’ua anulojë leje qëndrimet në Kosovë të Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, me arsyetimin se rrezikojnë sigurinë kombëtare, përcjell albinfo.ch.
Por, për këtë vendim, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkarkuar ish-ministrin e MPB-së, Flamur Sefajn dhe ish-kryespiunin Driton Gashi.
“Ne kemi ushtruar ankesë ndaj vendimit për urdhërlargimin e shtetasve turq. Komisioni për të huaj ka mbajtur seancën në të cilën kemi paraqitur provat dhe argumentet tona se vendimet e atakuara janë të kundërligjshme. Kjo pasi qe nuk është përmbushur asnjë nga kushtet ligjore për largimin e tyre. Madje shqetësuese mbetet fakti se ne këtë rast janë zbatuar procedurat e ekstradimit lidhur me personat e larguar e jo procedurat e urdhërlargimit”, ka thënë, avokati Urim Vokshi.
Sipas tij, përmes Komisionit për Ankesa për të Huaj është mundësia e fundit që Kosova të rregullojë gabimin që ka shkaktuar duke ia dorëzuar jashtëligjshëm gjashtë shtetas turq Erdoganit, vetëm se dyshohen se përkrahin kundërshtarin e tij Fetullah Gulen.
“Presim nga Komisioni i ankesave për të huaj që të aprovojë ankesën tonë dhe të anulojë vendimin për urdhërlargim”, tha avokati Vokshi.
Ai shpjegon se në bazë të Udhëzimeve Administrative, në rast se aprovohet ankesa e tyre, Kosova do të duhej që brenda afatit prej 6 muajsh t’i kthejë mbrapa personat e larguar.
“Duke qenë se edhe krerët e institucioneve te vendit kane pranuar se Kosova ka dështuar në zbatimin e ligjit në këtë rast, besojmë shumë se komisioni për ankesat e te huajve do te aprovoje ankesën dhe te kthej ligjshmërinë në këtë rast”, tha për Gazetën Express, avokati Urim Vokshi.
Dëbimi i gjashtë shtetasve turq, në fund të marsit të këtij viti, ka shkarkuar reagime të ndryshme në vend. Kryeministri Ramush Haraidnaj kishte pranuar se nuk ka qenë në dijeni për çka ka ndodhur, ndaj edhe kishte kërkuar që ish-vartësi i tij në MPB të lirojë detyrën, bashkë me ish-shefin e AKI-së.
Rrethanat për rrëmbimin e mësuesve nga Kosova vazhdon të jetë i paqartë, përkundër se është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës dhe madje është kërkuar që të themelohet një komisionin hetimor parlamentar.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj