Kultura
Avdi Hajdari vjen me ekspozitë personale në Cyrih
Piktori nga Kosova me qëndrim në Zvicër, Avdi Hajdari Kame hap më 24 maj në Cyrih një ekspozitë personale të punimeve të tij. Ekspozita e titulluar “Vakumi” e cila hapet në “Galerie am Lindenhof”, në qytetin e vjetër të Cyrihut, mund të vizitohet deri më 29 maj. Këtu do të ekspozohen punime të reja, të paekspozuara më parë, thotë për albinfo.ch autori i ekspozitës.
Hajdari e ka konceptuar kështu projektin e tij më të ri, të cilin e shpalos para publikut artdashës:
“Veprat në vakum vijnë nga fushëveprimi i brendshëm që jam munduar të reflektoj dhe të sjell një seri punimesh që përmbajnë në vete gjurmë, sipërfaqe dhe kode të përziera të ndryshme, pra tërë këto si pasojë e ‘’rrotullimit, ndeshjes, ngjizjes etj.’’ të ideve nëpër kokë, ku në mënyra simbolike shprehen ato fusha vakumi të kufizuara me veprim të të menduarit në kuadratin imagjinativ! Nëse në qëllimin tonë gjithmonë jemi në kërkim të një gjëje (shpërthim) që do të mund t’i nxjerr të gjitha idetë e qartësuara në sipërfaqe, pra nxjerrja nga vakumi, një gjë e tillë mund të tingëllojë naive dhe duhet të pajtohemi që shpërthimi nuk duhet të jetë patjetër shpërthyes!
Mënyra e shprehjes dhe liria e shprehjes në këtë vakum mund të jetë e mbi kalkuluar si pasojë e ndeshjes së ideve mes vete brenda vakumit, si dhe vetë ky konservim i ideve mund të reflektojë pikëpamje dhe perceptime të ndryshme të natyrës! Perspektiva e brendshme mendore mund ta përcaktojë një veprim të tillë po aq sa edhe mund ta vlerësoj harmoninë në raport me atë që dëshiron ta krahasosh!”.
Avdi Hajdari (Kame) është i lindur në Kamnicë, Kosovë, në vitin 1978. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve, drejtimin e pikturës në klasën e profesorit Tahir Emra në vitin 2002
Ekspozita hapet më 24 maj 2017 në orën 18.00
Orari i vizitave: E enjte/ E premte / 12.00 – 19.00
E shtunë /E diele 11.00 – 19.00
E hënë 12.00 – 19.00
Adresa: Galerie am Lindenhof
Pfalzgasse 3
8001 Zürich
T: 044 210 12 10
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAvdi Hajdari
- Prejardhja:Kamenicë, Kosovë
- Vendi ku vepron:Cyrih, Zvicër
- Profesioni:Piktor
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Maj 2017
- Ora18:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit24 Maj 2017 - 20:00
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi















