Lajme
Austriakët testojnë jelekët reflektues, rezultatet katastrofale
Së fundmi, klubi austriak i automjeteve (ÖAMTC) ka testuar jelekët reflektues që përdoren në rrugë në raste urgjence, si kur vetura prishet papritur, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet janë alarmante: shumë prej tyre pothuajse nuk reflektojnë fare dritën dhe janë thuajse të padukshëm gjatë natës.
Nga 20 modele të porositura online, vetëm një pjesë e vogël siguronin dukshmëri të mirë, ndërsa 5 jelekët e blerë fshehurazi në dyqanet fizike, si në markete dhe dyqane me lirim, dolën të jenë të gjithë cilësorë. Kjo do të thotë se 75 për qind e jelekëve të porositur online ishin të pasigurt.
Kur blini online, duhet të kontrolloni nëse përmendet standardi EN ISO 20471 për të rritur ose EN 17353 për fëmijë. Jelekët e shitur në dyqanet fizike zakonisht kanë etiketën e duhur të qepur në to.
Mund të përdorni një elektrik dore ose blicin e telefonit: nëse e drejtoni dritën në nivelin e syve dhe jeleku reflekton dritë të bardhë nga një distancë prej rreth tre metrash, atëherë është funksional.
Një jelek sigurie cilësor duhet të jetë i dukshëm nga dritat e ulëta të veturës në një distancë mbi 100 metra natën. Nëse nuk ka reflektim, dukshmëria bie në vetëm disa metra, duke rrezikuar jetën e përdoruesit.
Ironikisht, jelekët me cilësi të dobët nuk janë më të lirë – shumë prej tyre madje ishin më të shtrenjtë sesa ata që përmbushnin standardet e sigurisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Bolonjës, ku një djalë 12-vjeçar me... -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“









