Lajme
Austria regjistron 1,851 raste të reja me Covid
Shifrat e fundit gjatë ditës së premte tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve në Austri.
Javët e fundit numri i të infektuarve në Austri me koronavirus kishte numër të madh të rasteve brenda ditës, por në këtë javë situata duket se po shkon drejt normalizimit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1.851 raste të reja. Shumica e tyre në Austrinë e Epërme, por edhe Vjena me një numër të konsiderueshëm, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani 349,055 raste kanë rezultuar pozitive në testin e koronavirusit në Austri, ndërsa 318,154 janë shëruar.
Aktualisht, 25,118 persona janë raste aktive, ndërkohë që 642 të infektuar të tjerë janë në gjendje më kritike për jetën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













