Lajme
Austria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE
Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u shpreh kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe tha se Ukraina duhet ende të thellojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
“Ne po eksportojmë mënyrën tonë perëndimore të jetesës”, tha ai dhe theksoi se nevojitet thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve.
Sipas Schallenberg, Ukraina ka nevojë për një model tjetër bashkëpunimi me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë ose një marrëveshje asociimi, shkruan Albanian Post.
Ai tha gjithashtu se Austria mund të jetë pjesë e sistemit të mbrojtjes evropiane, duke ruajtur neutralitetin tradicional ushtarak.
“Austria nuk është politikisht neutrale kur bëhet fjalë për mbrojtjen e modelit perëndimor të jetës me të drejtat dhe liritë e saj themelore”.
Siç raportoi Agjencia e Lajmeve ukrainase, Ministria e Ekonomisë pret që Ukraina të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian në vitin 2024.
Më 28 shkurt, Zelenskyy nënshkroi një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Më 1 mars, Parlamenti Evropian rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, përcjell Albinfo.ch.
Tani, Bashkimi Evropian do të marrë në konsideratë dhënien e statusit të një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian në samitin e liderëve në qershor.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











