Lajme
Austria dhe Holanda, qëndrime të ndryshme për pranimin e Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë në schengen

Ne ishim ngurrues për aderimin në Schengen të Kroacisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, por në fund të diskutimeve tona arritëm në përfundimin që Kroacia dhe Rumania të anëtarësohen në zonën Schengen, deklaroi kryeministri holandez, Mark Rutte, në kuadër të samitit BE-BP.
”Për sa i përket Bullgarisë, nuk është një ‘jo’, por një ‘ende jo’. Ne kemi nevojë për më shumë kohë, veçanërisht për mekanizmin e verifikimit dhe monitorimin e Schengenit”, shtoi ai.
Rutte tha se ishte “optimist” për “hapa përpara” vitin e ardhshëm për anëtarësimin e Bullgarisë në Schengen, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Ministrat e BE-së duhet të shprehen për aderimin e tri shteteve anëtare në zonën e lirë të qarkullimit në Këshillin e ardhshëm të Punëve të Brendshme të BE-së, në program të enjten. Vendimi kërkon unanimitet.
Ndërkohë, Austria përsëriti një ”jo” të fuqishme për hyrjen në zonën Schengen të Rumanisë dhe Bullgarisë.
”Nuk ka asnjë miratim nga Austria, na nevojitet më shumë kohë. Kemi 75 000 emigrantë të paligjshëm të regjistruar në Austri. Fillimisht duhet t’u përgjigjemi çështjeve të sigurisë”, tha kancelari austriak, Karl Nehammer, i cili ndodhet në Tiranë për samitin BE-BP.
Deklaratat e Nehammerit erdhën pasi presidenti rumun, Klaus Iohannis, u tha gazetarëve në Tiranë se synimi i Bukureshtit është që të negociojë deri në momentin e fundit me BE-në.
E-Diaspora
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj po ekspozohen në „Armaturën Flamatt“ Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. ...
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €