Lajme
Austria del kundër sanksioneve kyçe ndaj Rusisë
Në një prononcim për media, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se vendi i tij e kundërshton përfshirjen e gazsjellësit “Nord Stream 2” në pakon e sanksioneve kundër Rusisë, të cilën është duke e përgatitur Bashkimi Evropian në rast se Rusia e pushton Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohe, kompania austriake e derivateve, “OMV”, është një nga partneret e gjigantit rus të gazit, “Gazprom”, në projektin e gazsjellësit që e lidh Rusinë me Gjermaninë, i cili është përfunduar, por nuk është miratuar ende në pritje të dritës së gjelbër nga rregullatorët në BE dhe Gjermani. Austria ka 31.5 për qind të aksioneve në “OMV” dhe e përkrah projektin.
“Një herë e kam krahasuar atë (projektin e gazsjellësit) me një veturë pa motor. Nuk është madje as funksional. Që të diskutohet kjo në Evropë si të ishte element qendror i një pakoje të besueshme të sanksioneve kundër Rusisë, mua më duket e pakuptimtë, logjikisht”, tha kryediplomati austriak në një intervistë të shkurtër përmes telefonit për agjencinë “Reuters”.
“Është e papërfytyrueshme që autoritetet gjermane do t’ia jepnin miratimin teknik për operacione, nëse vjen puna tek akti i agresionit ushtarak”, shtoi ai. Megjithatë, Schallenberg tha se ustria “do ta përkrahje konsensusin” në lidhje me sanksionet për këtë projekt, pa hyrë në hollësi, përcjell Gazeta Express.
Përpos varësisë nga Rusia për 80 për qind të gazit natyror, Austria gjithashtu ka interesa në sektorin bankar të Rusisë, sepse ky shtet është tregu më i madh i bankës austriake, “Raiffeisen Bank International”. Kjo bankë ka të shpërfaqura në Rusi gjithsej 22.9 miliardë euro.
Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm që t’i vendosë sanksione ekonomike “masive” Rusisë, nëse ky vend e pushton Ukrainën, por zyrtarët thonë se kjo varet nga bisedimet e ndërlikuara mes vendeve anëtare e që janë larg përfundimit.
Schallenberg tha se diskutimet janë “shumë të avancuara” dhe se asgjë nuk përjashtohet, por refuzoi që të jepte hollësi. “Ekziston një konsensus i fortë”, shtoi ai.
“Nuk diskutohet se nëse ka agresion ushtarak, duhet të ketë një përgjigje të qartë, të përbashkët dhe të fuqishme nga Perëndimi”, tha në fund ministri austriak.
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç












