Lajme
Austri: Termocentrali do të shndërrohet për të punuar me qymyr
Austria do të konvertojë termocentralin e saj që të funksionojë me qymyr në vend të gazit natyror
Austria do të konvertojë termocentralin e saj Mellach në Styria që të funksionojë me qymyr, në vend të gazit natyror në rast emergjence, njofton albinfo.at.
Rusia ka dhënë vetëm gjysmën e gazit të premtuar ditët e fundit. Në funksion të mungesës së mundshme të afërt të gazit në Austri, kancelari Karl Nehammer (ÖVP) mblodhi kabinetin e vogël qeveritar të krizës të dielën në mbrëmje. Si rezultat, grupi energjetik Verbund ra dakord të konvertonte centralin për të punuar me qymyr.
Do të duhen disa muaj që të prokurohet qymyri dhe të përfundojë përshtatja e termocentralit. Gazeta Krone raporton se objektet e magazinimit në Austri janë plot 40 për qind, sipas ministres së Mbrojtjes së Klimës, Leonore Gewessler (të Gjelbërit).
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











