Lajme
Austri: Nga 16 prilli hiqen maskat e detyrueshme, pasaporta e gjelbër e vlefshme për një vit
Ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Johannes Rauch ka njoftuar për heqjen e masave në Austri. Por edhe këtë herë, përjashtim bën Vjena. Ajo vazhdon të mbaj masat e shtrënguara ndaj koronavirusit.

Duke filluar nga e shtuna, 16 prill, Austria largon sërish pothuajse të gjitha masat anti Covid. Rregullorja e re parashikon përfundimin e detyrimit për të mbajtur maskat FFP2 në ambiente të mbyllura, me disa përjashtime. Po ashtu është zgjatur edhe periudha e vlefshmërisë së vaksinës së 3-të në pasaportën e gjelbër.
Sipas rregullores se re të miratuar ditën e enjte thuhet se nuk ka më detyrim të përgjithshëm të popullsisë për të mbajtur maskën FFP2 në ambiente të mbyllura. Ka vetëm një rekomandim duke u bazuar në rregullin e ashtuquajtur 3G.
Megjithatë, kërkesa për bartjen e maskës është ende e vlefshme në spitale, shtëpi pleqsh apo institucione të ngjashme, në transportin publik, taksi, stacione të trenave, në aeroport, si dhe në dyqanet tregtare të konsumit bazë.(Supermarkete, dyqanet e higjienës, trafik, pompa të benzinës, etj).
Në spitale, shtëpi pleqsh dhe institucione të ngjashme, rregullorja 3G mbeten në fuqi për vizitorët, punonjësit dhe ofruesit e shërbimeve të jashtme, raporton albinfo.at
Tutje sipas rregullores së re është shtyrë afati për vaksinimin në pasaportën e Gjelbër. Urdhëresa parashikon që periudha e vlefshmërisë së vaksinës së tretë të zgjatet nga nëntë muaj në dymbëdhjetë muaj.
Dekreti hyn në fuqi më 16 prill dhe do të jetë i vlefshëm deri më 8 korrik.
E-Diaspora
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë? Ja pse Policia e Kosovës nuk ka kompetencë të konfiskojë patentë shoferët e bashkatdhetarëve...
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës