Autotech
Audi paguan gjobën rekord prej 800 milionë euro
Audi ka pranuar të paguajë gjobën 800-milionë euroshe të vendosur nga prokurorët gjermanë në vazhdën e një hetimi mbi mashtrimin me emetimet, edhe pse kjo do t’i prekë direkt fitimet e tij për vitin 2018.
Kompania e pranoi përgjegjësinë për problemet në disa motorë V6 dhe V8 e nuk ka në plan ta apelojë vendimin. Nga sa pohuan drejtues të tij, makinat e prekura u reklamuan e iu shitën blerësve në mbarë botën në periudhën e viteve 2004-2018. Gjoba do të prekë gjithashtu edhe fitimet vjetore të kompanisë mëmë, Volkswagen-it.
“Mea culpa” e gjigandit gjerman të prodhimit të automjeteve mbi mashtrimin me rregullat e cilësisë së ajrit, ka mbërritur tashmë. Ai i ka pranuar manipulimet me software-t që i bënin emetimet të dukeshin më pak toksike nga sa ishin në të vërtetë. 800 milionë eurot që duhen paguar përfshijnë edhe një gjobë prej 5 milionë eurosh për shkelje administrative, më e larta e dhënë sipas ligjit gjerman, transmeton “TCH”.
Prokurorët sqaruan se ndëshkimi financiar përfshin edhe përfitimet nga shitjet e makinave problematike, përcjell albinfo.ch.
Skandali i mashtrimit me emetimet mendohet të ketë prekur gati 5 milionë makina të shitura nga grupi Volkswagen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe lidhet më së shumti me automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8, të prodhuar nga Audi e të vendosur makinave të tij, atyre të Volkswagen-it dhe Porsche-it.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










