Kultura
Astrit Alihajdaraj, në serialin “Alarm für Cobra 11”
“Është nder dhe privilegj të jesh pjesë e episodit të fundit të sezonit të këtij seriali të famshëm gjerman”, ka thënë për “albinfo.ch”, Astrit Alihajdaraj
Pas aktorit Blerim Destani, edhe një aktor tjetër shqiptarë bëhet pjesë e serialit të famshëm gjerman “Alarm für Cobra 11”. Fjala është për aktorin e sukseshëm në Austri, Astrit Alihajdaraj.
Aktori nga Istogu do të jetë pjesë e episodit të fundit të këtij sezoni i cili do të emetohet sot (e enjte) në RTL, me fillim nga ora 20.15.
“Është nder dhe privilegj të jesh pjesë e episodit të fundit të sezonit të këtij seriali të famshëm gjerman”, ka thënë për “albinfo.ch”, Astrit Alihajdaraj.
Djaloshi i cili prej shumë vitesh jeton në Vjenë të Austrisë është shprehur se në këtë film do të shfaqet me rolin e Toni Duriçit. “Në këtë episod trajtohet një temë ku bëhet fjalë për një mori ndjekjesh të njerëzve të ndryshëm, të dyshuar për pjesëmarrje në rastin e shpërthimit të një bombe”, thotë Astriti.
Seriali aksion “Alarm für Cobra 11” është ndër me të suksesshmit në Evropë, i cili tash e 20 vjet shfaqet në më shumë se 100 vende të botës.
Ndryshe, Astriti aktualisht është duke u marr me montazhin dhe postproduksionin e filmit të tij “Schatzi” i cili fim është produsksion i “ILLYRIA FILM”.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









