Kosova
ASK: Trend i rënies drastike të numrit të popullsisë në Kosovë
Sipas raportit të realizuar me ndihmën e UNFPA parashihet që Kosova në vitin 2061 të ketë 1 milion e 500 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës me mbështetje teknike nga ana e UNFPA-s ka prezantuar sot rezultatet e raportit të dytë për parashikimin e popullsisë në Kosovë, 2017-2061.
Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi foli rreth rëndësisë së këtij publikimi pasi që është një orientim shumë i dobishëm për trendët e popullsisë deri në vitin 2061, që do t’i ofrohet publikut të gjerë brenda dhe jashtë Kosovës. Ai tha se këto të dhëna duhet të konsiderohen si alarmi i fundit për trendet drastike të rënies së numrit të popullsisë në Kosovë në periudhat e ardhshme.
Ai po ashtu ka thënë se sipas raportit parashihet që Kosova në vitin 2061 të ketë 1 milion e 500 mijë banorë. Përfaqësues i UNFPA-s, Andreë Rusell tha se për ndalimin e migrimit të të rinjve jashtë Kosovës duhet të ofrojmë reforma dhe përparime në përmirësimin e jetës së tyre.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj