Kosova
ASK: Janë shtrenjtuar buka, qumështi, vezët, drutë, karburanti…
Për 14.2 për qind janë rritur çmimet në korrik të këtij viti krahasuar me muajin korrik të vitit të shkuar.
Për 14.2 për qind janë rritur çmimet në korrik të këtij viti krahasuar me muajin korrik të vitit të shkuar.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, është më i lartë në një mesatare prej 0. 9 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor të po këtij viti, përcjell Albinfo.ch.
Kjo rritje e çmimeve është kryesisht te shërbimet për transport 9.4 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 7.4 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (22.1%); shërbime për transport (9.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (7.4%); qumësht, djathë dhe vezë (4.8%); bukë dhe drithëra (3.9%); pemë (3.6%); pije alkoolike (3.5%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.6%); shërbime hoteliere (2.0%); mish (1.7%); qelqurina, takëme dhe mjetet e kuzhinës (1.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërkaq, norma vjetore e inflacionit e matur në muajin korrik 2022, me muajin korrik 2021, ishte 14.2 përqind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14.2 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin korrik 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (54.1%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (44.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (43.5%); bukë dhe drithëra (32.1%); shërbime për transport (27.7%); gaz (26.8%); qumësht, djathë dhe vezë (26.3%); mish (21.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (19.1%); kafe, çaj dhe kakao (16.8%)”, shkruan në raportin e fundit të ASK-së./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











