Lajme
Asambleja e OBSH-së në Gjenevë planifikon paktin global të pandemisë
194 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përfshirë Zvicrën, janë zotuar të hapin bisedimet për një konventë të re globale për t’u marrë më mirë me pandemitë e ardhshme.
OBSH njoftoi planet në fund të një sesioni special treditor në qytetin zviceran të Gjenevës. Qëllimi i paktit është të arrihet një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do të parandalojë një përsëritje të mënyrës egoiste, në të cilën vepruan shumë vende të përballura nga pandemia aktuale e koronavirusit, tha të mërkurën shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përcjell albinfo.ch.
Konkretisht, parashikohen rregulla për të parandaluar, për shembull, vendet nga ndalimi i eksportit të maskave ose materialeve të tjera mbrojtëse gjatë një situate pandemike globale. Në pandeminë aktuale, shumë vende më të varfra janë ende duke pritur që të jenë në gjendje të vaksinojnë qytetarët e tyre, ndërsa vendet më të pasura tashmë po administrojnë masa shtesë.
Marrëveshja do të parashikonte gjithashtu një mekanizëm mbikëqyrës për të siguruar që vendet t’u përmbahen rregullave, për të cilat është rënë dakord – ose të paktën një mekanizëm mbikëqyrës më efektiv se ai aktual, i injoruar kryesisht nga vendet gjatë dy vjetëve të fundit. Megjithatë, pakti nuk do të vijë shumë shpejt: një grup pune do të synojë të nisë diskutimet në mars të vitit të ardhshëm dhe më pas të punojë drejt paraqitjes së një drafti në asamblenë e OBSH-së deri në maj 2023. Pakti përfundimtar do të nënshkruhet më pas më 2024 – një synim “i gjatë” kohor, i cili nuk e ul natyrën “historike” të paktit të ardhshëm, tha Ghebreyesus, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











