E-Diaspora
As në Bazel nuk fitojnë shqiptaro-zviceranët
Edhe në Bazel kandidatët shqiptaro-zviceranë nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në Parlamentin e Kantonit Bazel. Arsim Sadriu ka arritur të fitojë 3015 vota, por nuk kanë mjaftuar të hyjë në Parlamentin e Kantonit.

“Ishte hera e parë si komunitet për ne që kemi marrë pjesë në këto zgjedhje dhe kemi arritur t’i përfaqësojmë shqiptarët si nocion i përfaqësimit politik dhe që do të na shërbejë që në të ardhmen të konsolidohemi, sepse shqiptarët në Bazel kanë potencialin të zgjedhin 3-4 deputetë nga radhët e veta. Është ndarja në zonat e votimeve që na ka kushtuar në vota dhe na mbeti pa shpërblyer”, thotë në një postim kandidati shqiptar i socialdemokratëve, Arsim Sadriu, përcjell albinfo.ch.
Por, në anën tjetër, sipas Sadriut, është arritur një rezultat rekord në llogari të Partisë Socialdemokrate në Bazel, duke fituar krahas subjekteve që, sipas tij, me decenie na kanë fyer dhe përgojuar si komunitet.
“Janë 7360 vota që kemi arritur si komunitet shqiptar bashkë me kandidaten tjetër, Almedina Maliqi, t’i inkasojmë në konton e Partisë Socialdemokrate”, thekson Sadriu.
Politikani shqiptar ka falënderuar të gjitha ata që e votuan dhe e përkrahën gjatë fushatës zgjedhore.
Ai shpreson që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojnë edhe shqiptarë të tjerë, duke na përkujtuar zgjedhjet e muajit nëntor, kur sipas Sadriut, shqiptarët duhet të mobilizohen që t’i përkrahin kandidatët për qeverinë e kantonit, Hans-Peter Wessels dhe Heidi Mück.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40-të artistëve zviceranë Mësohet se piktorja shqiptare Marigona Toma nga Zvicra do të ekspozoj punimet e saj, shkruan albinfo.ch....
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën