CH-Ballkani
Artistet shqiptare kundër degradimit të lumit Valbona
Elina Duni dhe Eda Zari kanë ftuar që t’i bashkohen iniciativës së pavarur civile për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, të gjithë artistët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova si dhe atyre të huaj
Këngëtaret shqiptare Eda Zari dhe Elina Duni kanë ngritur zërin kundër degradimit të perlës natyrore të Shqipërisë, lumit Valbona, shkruan ‘Balkaninsight.com’.
Dy artistet shqiptare kanë kundërshtuar fuqishëm nismën për ndërtimin e hidrocentraleve në këtë lum. Dy artistet shqiptare kanë paralajmëruar një maratonë artistike më 29 tetor në Valbonë dhe 30 tetor në Tiranë për të kënduar siç kanë thënë kundër vendimeve të padrejta, në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës, në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave dhe në mbrojtje të tokës, të ujit, të ajrit, e të jetës, përcjell albinfo.ch.
“Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qenë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit të natyrës së mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë”, ka shkruar Elina Duni në rrjetin e saj në “Facebook”, ditë më parë.
Andi Tepelena, njëri nga themeluesit e Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve e ka përshëndetur këtë iniciativë. “Kjo nismë është shumë e veçantë. Për herë të parë ne kemi artistë që kanë iniciuar një koncert ‘proteste’ me nismën e tyre, ndërsa ne si organizatë do të mbështesim ato me njerëz dhe me ngritjen e fondeve”, u shpreh ai.
Ai ka shtuar se rreth 10 mijë njerëz e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë koncert.
Duni dhe Zari kanë ftuar që t’i bashkohen iniciativës së pavarur civile për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore, të gjithë artistët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova si dhe atyre të huaj, që siç janë shprehur dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj të mrekullueshme, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










