Lajme
Arsim Gjergji zgjidhet asamblist në Komunën e Gracit
Ai bëhet shqiptari me pozitën më të lartë në politikën austriake
Për Arsim Gjergjin sot ka qenë një ditë e lumtur. Ai, edhe zyrtarisht është betuar si asamblist në komunën e Gracit. Këtë ulëse, Arsimi e ka fituar pas një zëvendësimi në asamble nga ana e partisë, por edhe duke qenë prej shumë vitesh anëtar i partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPÖ) dhe pjesëmarrës i rregullte në zgjedhjet e kësaj komune. Më këtë rast, Arsim Gjergji bëhet shqiptari me pozitën më të lartë në politikën austriake.
Lajmin për zyrtarizmin e tij si asamblist në Komunën e Grazit (Grazer Gemeinderat) e ka bërë të ditur edhe me anë të rrjeteve të tij sociale:
„Jam shumë i lumtur të njoftoj se sot u betova zyrtarisht si asamblist i Gracit nga partia SPÖ. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe do të doja të përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë mbështetësit nga zemra. Besimi juaj do të thotë shumë për mua dhe është një kënaqësi dhe nder i madh të kryej këtë rol të përgjegjshëm për të gjithë njerëzit në Grac dhe të ndihmoj në formimin e zhvillimit të qytetit të Gracit“, shkruan ai, raporton albinfo.at.
„Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që vjen me këtë rol të ri! Unë premtoj se do t’ua kushtoj gjithë energjinë time nevojave, dëshirave dhe ideve të banorëve të Gracit“, thekson Arsimi në vazhdim.
I kontaktuar nga albinfo.at, Arsimi premtoi se do të jetë një zë i fuqishëm edhe për komunitetin shqiptar duke shpresuar që së bashku të arrin të jenë një komunitet i fuqishëm dhe i mirintegruar në Grac dhe jo vetëm.
Arsim Gjergji njihet si aktivist i devotshëm jo vetëm në politikën austriake, por edhe në komunitetin shqiptar.
Ndryshe, ai është gastronom, pronar i restorantit “Eleven” në qytetin e Gracit si dhe menaxher i Shtëpisë së Kulturës në Gatkorn.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













