Sport
Arsenali e “çmonton” FC Baselin
Në njëmbëdhjetëshen e parë të Arsenalit janë angazhuar të dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ashtu sikurse edhe Taulant Xhaka në njëmbëshjeteshen e parë të FC Baselit
Kampioni i shumëfishtë i Zvicrës, FC Basel ka humbur sonte ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, nga Arsenali i Londrës me rezultatin 0:2.
Skuadra zvicerane ishte në çdo aspekt nën nivelin e asaj angleze kështu që rezultati 0 me 2 ka qenë më se real madje edhe ndonjë humbje më e thellë e Bazelit nuk do të ishte diçka joreale.
Të dy golat për Arsenalin i ka shënuar Walcott në minutat 7 dhe 26. Ky së bashku me Sanchezin kanë qenë diga të pakalueshme për klubin nga Zvicra.
FC Basel kishte një fazë të vetme të mirë pasi kaluan 60 minuta nga fillimi i ndeshjes, por as gjatë kësaj faze nuk pati ndonjë shans të madh për gol.
Në njëmbëdhjetëshen e parë të Arsenalit janë angazhuar të dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, ashtu sikurse edhe Taulant Xhaka në njëmbëshjeteshen e parë të FC Baselit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










