Kosova

Arrestohet shqiptari në Itali, u kap me 72 kilogramë kokainë

 

Një shqiptar 29-vjeçar është arrestur në Itali, pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine, përcjell albinfo.ch.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se i riu shqiptar u arrestua më 21 qershor në Reggio Emilia.

Teksa është ndaluar nga policia, shqiptari e ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Pas një ndjekjeje prej disa minutash, ai e ka lënë makinën në mes të rrugës dhe është arratisur në këmbë, dhe më pas është ndaluar nga policia.

Nga kontrolli paraprak, u zbuluan se kishte në makinë 30 mijë euro. Më pas kontrollet vijuan në banesën e tij. Në një makinë të dytë u gjetën 48 pako me kokainë. Sipër lëndës narkotike ishte shkruar ‘Boss’.

Të dyja makinat kishin fund fals dhe brenda u gjetën edhe 20 mijë euro të tjera. Po ashtu u zbulua edhe një sasi tjetër lënde narkotike. Në total shqiptarit iu kapën mbi 72 kilogramë kokainë.