Kosova
Arrestohet pasi godet me veturë zyrtarin policor
Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili është dashur të merrte trajtim mjekësor
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë pasi ai ka goditur me makinë një zyrtar policorë, transmeton albinfo.ch. Policia po ashtu thotë se i dyshuari ka rezistuar gjatë arrestimit ndërsa i janë sekuestruar një armë dhe 15 fishekë.
“Raportohet se njësiti policor ka tentuar të ndalojë veturën me targa lokale, mirëpo drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe me pasqyrë të veturës ka goditur një zyrtar policor. Njësiti policor, më pas ka arriteur ndalojë veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili është dashur të merrte trajtim mjekësor.
Në një çantë të cilën e posedonte i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator dhe 15 fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









