Lajme
Arrestohet një shtetas i RMV-së në Zvicër, dyshohet si udhëheqës i një grupi mafioz
Kishte ndërruar identitet, shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Aeroportin e Gjenevës
Një 30-vjeçar shtetas i RMV-së, i dyshuar si udhëheqës i një mafie droge që vepron në të gjithë Evropën Qendrore, u arrestua në aeroportin e Gjenevës më 29 janar, pas së cilës u ekstradua në Austri, njoftoi portali zviceran Blick.ch,përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve hetuese austriake, ai kërkohej me urdhër-arresti evropian që nga viti 2022, si i dyshuar për organizimin e kontrabandës së të paktën katër kilogramëve heroinë dhe 1.5 kilogramë met kristal.
Zyra e prokurorit publik të Linz-it e konsideron atë një anëtar kyç të rrjetit rajonal të shpërndarjes së drogës.
Shtetasi i RMV-së, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Prishtina dhe ka pasur dokumente të reja, pasi e ka ndërruar emrin në Maqedoni. Por autoritetet kufitare zvicerane arritën ta identifikonin atë si person në kërkim.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










