E-Diaspora

Arrestohet një shpërndarës droge në Aadorf të Zvicrës

34-vjeçari shqiptar përveç 200 gramë heroinë kishte edhe 15 mijë franga zvicerane dhe një kilogram substanca tjera të ndalura

Policia kantonale e Thurgaus ka arrestuar një shpërndarës droge në Aadorf, ku te ai janë gjetur 200 gramë heroinë. Ai nuk e kishte të lejuar të qëndronte në Zvicër, derisa policia e arrestoi atë, shkruan albinfo.ch.

34-vjeçari përveç 200 gramë heroinë kishte edhe 15 mijë franga zvicerane dhe një kilogram substanca tjera të ndalura.

Hetimet e mëtejme zbuluan se ai kishte të ndalur hyrjen në këtë shtet, derisa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar. Ai do të hetohet për vepra penale, derisa ende nuk është bërë e ditur sesa mund të dënohet ai. Gjithashtu edhe identiteti i tij nuk është zbuluar për mediet, transmeton albinfo.ch