Kosova
Arrestohet një person për plagosjen e mbrëmshme në Pejë, i dyshuari kryesor ende në arrati
Një person është arrestuar gjatë orëve të natës (23.05.2024) pas plagosjes në Pejë, përcjell albinfo.ch.
I njëjti po dyshohet për dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale. Arrestimi u konfirmua nga Ersan Qavolli, prokurori që po e trajton rastin.
“Mund t’ju konfirmoj që kemi arrestuar një person, ai po dyshohet për ndihmë në pas kryerjes së veprës penale. I dyshuari kryesor është ende i paarritshëm, në arrati. Ai tashmë është i identifikuar, policia po punon për kapjen e tij”, tha Qavolli.
Agron Gashi, 21-vjeçar, tashmë është në kërkim të organeve të rendit si i dyshuar kryesor për plagosjen e tre personave në Pejë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










