E-Diaspora
Arrestohet familja shqiptare, i ishte refuzuar azili
Përveç kësaj zyrtarët gjetën se gruaja 28-vjeçare ishte duke u kërkuar nga prokurori në Monchengladbach. Ajo nuk kishte paguar një dënim mbi vjedhje, megjithatë, kishin para për ta paguar, për të parandaluar burgimin
Policia federale në Rosenheim ka arrestuar një familje shqiptare të cilëve kërkesat për azil i ishin refuzuar në muajin mars. Ata pritet që të rikthehen sërish në vendlindjen e tyre, shkruan ‘rosenheim24.de’.
Familja shqiptare ishte arrestuar të shtunën, ku dy prindërit dhe një i mitur u morën në paraburgim. Ata ishin duke udhëtuar me tren natën. U konstatua se më herët i ishte refuzuar azili, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një kontrolli të zakonshëm në një tren ndërkombëtar të udhëtarëve, agjentët federalë, takuan edhe tre pasagjerë shqiptarë, që nuk kishin dokumentet e nevojshme të hyrjes. Çifti dhe vajza shqiptare ishin të regjistruar në Gjermani, por azili iu ishte refuzuar më herët.
Përveç kësaj zyrtarët gjetën se gruaja 28-vjeçare ishte duke u kërkuar nga prokurori në Monchengladbach. Ajo nuk kishte paguar një dënim mbi vjedhje, megjithatë, kishin para për ta paguar, për të parandaluar burgimin.
Ata pritet që të rikthehen në vendlindjen e tyre. Dihet se vendet e Ballkanit janë shpallur si të sigurta dhe nuk ka azil për ata persona që vijnë nga këto vende.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











