Sport
Arnold Gjergjaj premton edhe një ndeshje të madhe
Tani, boksieri i peshave të rënda kërkon edhe një mundësi. “Dua ta shfrytëzoj,” thotë ai. Përndryshe do ta ndërpres boksin”, shprehet boksieri i cili jeton në Bazel. “Hera e dytë është më e lehtë për mua. Tani e di se çfarë më pret”
Në maj, boksieri shqiptar Arnold Gjergjaj, pësoi humbjen më të rëndë në karrierën e tij kundër David Haye. Tani, boksieri i peshave të rënda kërkon edhe një mundësi. “Dua ta shfrytëzoj,” thotë ai, shkruan blick.ch, përcjell “albinfo.ch”.
Shpresa është e madhe, zhgënjimi gjithashtu. Arnold “The Cobra” Gjergjaj (32) gjatë përballjes në muajin maj në Londër nuk pati asnjë mundësi kundër David Haye (35). Ai e nokautoi që në raundin e dytë.
Megjithatë është e qartë: Shqiptaro-zvicerani nuk dëshiron të dorëzohet. Por, a do t`i jepet “Kobrës” edhe një mundësi për të dalë në ring përball një top boksieri? “Po, sigurisht”, thotë boksieri me gjatësi 1.97 cm. “Përndryshe do ta ndërpres boksin”, shprehet boksieri i cili jeton në Bazel. “Hera e dytë është më e lehtë për mua. Tani e di se çfarë më pret”.
Plani: Dy deri në tre ndeshje të lehta dhe më pas të përpiqet të luftojë me ndonjë nga boksierët më të njohur botërorë. Në dhjetor do të ketë ndeshjen e parë, ndërsa brenda një viti mendon të jetë në luftën vendimtare.
Kjo do jetë krejtësisht ndryshe dhe më qasje krejt tjetër,” thotë menaxheri Angelo Gallina. “Duhet më shumë të investojmë”.
Është mundësia ime e fundit
Në herën e ardhshme duhet kujdes nga të gjithë: “Kjo është mundësia ime e fundit”, thotë Gjergjaj.
Për këtë ai për herë të parë do të bëjnë ushtrimet jashtë Zvicrës. Gallina: “Ai duhet të punojë në një ambient tjetër të trajnimit, në një shkallë më të lartë”. Kjo do të thotë më shumë trajnerë, më shumë partnerë gjatë ushtrimeve (sparing) dhe faza më të gjata të trajnimit për Kobrën.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











