Jeta në Zvicër
Armët e humbura të ushtrisë zvicerane
Vitin e kaluar, personeli ushtarak nuk ishte edhe aq i kujdesshëm. Në vitin 2016 u zhdukën 69 armë të ushtrisë, në vitin 2015 kanë qenë 82. Vetëm 18 armët e zhdukura u shfaqen kohët e fundit përsëri.
Sipas statistikave të ushtrisë që nga viti 2009, një total prej 574 armëve personale janë raportuar në ushtri si të zhdukura.
“Ka arsye të ndryshme për humbjen e armëve”, shpjegon për Blick Mirco Baumann, zëdhënës i ushtrisë zvicerane.
“Shumica e armëve ishin të humbur nga vjedhjet në shtëpi apo gjatë transportit. Por, raportimi për humbje ishte edhe gjatë djegieve të shtëpive, zhvendosjes ose humbjes gjatë shërbimit”.
Kështu, ka pasur raste individuale në të cilat janë humbur armët gjatë një marshimi. “Sipas mendimit tonë, kjo është e patolerueshme, por fatkeqësisht diçka e tillë ndodh”, thotë Baumann, shkruan albinfo.ch.
Në vitin 2016 jo pak armë kishin humbur, por shkalla e zbulimit kishte arritur një nivel të lartë. “Vitin e kaluar 18 armë të zhdukura janë gjetur”, tha Baumann.
Që nga viti 1969 pothuajse 5000 armë të ushtrisë zvicerane kanë humbur.
Sipas statistikave të mëparshme, nga viti 1969 deri në vitin 2008, të dhënat për humbjet raportuan për 283 armë që nga viti 1994.
Kushdo që humb armën e tij, do të bëhet rast i drejtësisë ushtarake.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












