Sport
Armand Duka kandidon për kreun e FSHF-së, konkurrent me Bashkim Finon
Armand Duka do të kërkojë mandatin e pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Presidenti aktual e kishte konfirmuar edhe më herët kandidaturën e tij, por tashmë e ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.
“Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të këtij institucioni. Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjithë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi”, ka shkruar Duka.
Edhe ish-kryeministri Bashkim Fino ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe është gati të kandidojë për postin kryesor drejtues të futbollit shqiptar. Zgjedhjet do të mbahen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit ku presidenti do të përcaktohet nga votat e 66 klubeve dhe shoqatave anëtarëve të Federatës, me formulën një anëtar një votë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










