E-Diaspora
Arkitektura shqiptare: Një gur i fshehur
“Thenationalstudent.com”, shkruan për arkitekturën shqiptare dhe vendet historike që mund t’i vizitoni. Ish-shteti komunist ka disa nga veprat arkitektonike më të mira në Evropë
Shkrimet që publikohen në shtypin e huaj për Shqipërinë nuk kanë të bëjnë vetëm me fushën e turizmit, por edhe me qytetet e lashta, kishat e xhamitë, dhe në to thuhet se Shqipëria është një vend që duhet të merret në konsiderim për t’i kaluar pushimet.
“Thenationalstudent.com”, shkruan për arkitekturën shqiptare dhe vendet historike që mund t’i vizitoni, përcjell albinfo.ch.
Ish-shteti komunist ka disa nga veprat arkitektonike më të mira në Evropë. Arkitektura më e madhe e vendit reflekton mbi historinë e saj të gjatë dhe krenare. Të pushtuar nga romakët dhe të mbajtur nga bizantinët, derisa në pushtimin e shekullit të shtatë nga Bulgaria, një pjesë e saj kaloi në duart e Serbisë, kurse më 1271 Shqipëria ishte një vend i pavarur.
Më pas u pushtua nga osmanët, kurse nuk harrohet kryengritje nga fisniku shqiptar, Skënderbeu deri më 1479, kurse Shqipëria u kontrollua nga Konstandinopoja deri në pavarësinë e vitit 1912.
Nën komunizëm qëndroi deri në vitin 1991. Të gjitha ndikimet e ndryshme në vend kanë lënë përshtypje të madhe. Qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës janë të mbrojtura nga UNESCO. Berati që ka disa kodra mahnitëse në prapavijë është përfaqësues i përzierjes fetare në Shqipëri: Do të gjeni kishte nga viti 1300 dhe xhami nga viti 1400. Qyteti ka vetëm 60 mijë banorë, kurse ka edhe Kalanë nga shekulli i pestë.
Qytetet e lashta të Butrintit dhe Durrësit, gjithashtu kanë nga një teatër dhe amfiteatër nga kohët romake. Në Shkodër është Xhamia e Mehmet Pashës, apo e njohur si Xhamia e Plumbit. Shumica e xhamive janë të ndërtuara në stilin arab, kurse shumë xhami janë shkatërruar në kohën e Enver Hoxhës.
Por, shumë ndërtesa u ndërtuan gjatë epokës komuniste. Këtu përfshihet edhe kryeqyteti Tirana, me sheshin kryesor Skënderbeu, derisa afër është edhe Muzeu Kombëtar.
Shqipëria gjithashtu është e pasur me shumë muze e galeri, duke mos harruar malet dhe plazhet. E gjithë kjo e bën Shqipërinë një destinacion pushimi për t’u marrë parasysh.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










