Kosova
Arkitektët vlerësojnë cilësinë e çatisë së Komunës së Prishtinës nga ku mbeti një person i lënduar
Arkitektët Visar Geci dhe Gëzim Kastrati, bashkë me Arbër Muçajn kanë kryer një ekspertizë për çatinë e objektit të Komunës së Prishtinës që ra para tre ditësh ra nga erërat e forta, duke lënduar rëndë një qytetare.
Në një shkrim në Facebook, Geci thotë se bëhet fjalë për “poshtërsi e papërgjegjësi të bërë qëllimshëm”.
“Kulmi përgjatë perimetrit të tij ka pasur strehë. Si pasojë e erërave, presioni i krijuar nën strehën e kulmit e ka nda konstruksionin e kulmit nga muri vertikal ku kulmi ka peshuar. Pas pamjeve dhe hulumtimeve në teren kemi hasur në shumë parregullsi të ekzekutimit të punimeve në konstruksionin e kulmit”, thuhet në raport.
Tjetër, sipas arkitektëve, karriget e kulmit kanë qenë të ndërtuara jashtë standardeve dhe nga materiali i dobët. “Mungonte ANKERIMI adekuat me fileta dhe profile metalike si dhe lidhjet e drurit sipas normave. Kapriatat apo konstrukcioni primar sipas dëshmive në teren rezulton të jetë i ekzekutuar mirë dhe si i tillë nuk është dëmtuar e as nuk është shkaktarë i dëmit”, ka vazhduar Geci në pikën tjetër të raportit.
Sipas tij, nga hulumtimi është parë se s’ka pasur “ASNJË ankerim i brinakeve, por ato vetëm mbështeten mbi murin e jashtëm”. “Kjo është arsyeja kryesore pse erërat disa herë kanë dëmtuar këtë kulm”, ka thënë ai.
Geci thotë se edhe konstruksioni sekondar është i kapur me gozhda dhe jo fileta a profile adekuate metalike sipas normave. Ai ka thënë se edhe dritarja në kulm është jashtë normave a standardeve, apo jo e dedikuar për kulme.
“Kushdo që e ka ekzekutue këtë punë, mbikqyrësi dhe ai që e ka ba pranimin teknik jan’ flliqina e k’ti vendi! Pa pik’ morali e etike pune! Edhe me ju pas’ urdhnu me tytë pushke n’ball’ me ba kët’ vepër t’flliqt u dasht mos me ba sepse e keni dit’ SIGURT që dikon ka me marr n’qafë! Me ba deri n’kit nivel k’so “gabime” nuk asht punë mosdije, por asht poshtërsi e papërgjegjësi e bane qëllimisht!” ka përfunduar ai.
Kjo nuk është hera e parë që objektit të ri i rrëzohet çatia. Një pjesë i është rrëzuar edhe në 2017-n, e banorë të lagjes i thanë KOHËS që e njëjta gjë ka ndodhur edhe më vonë.
Në gushtin e vjetëm Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë për rindërtimin e kulmit të objektit të ri. Kontrata është në vlerë 386 mijë euro dhe për periudhën prej 12 muajsh. Kësisoj, tenderi për rregullim ishte në afat të zbatimit kur u rrëzua kulmi.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, ka thënë të premten se objekti i Komunës së Prishtinës, të cilit i ra kulmi të enjten, nuk do të hapet derisa të bëhet vlerësimi i plotë që të mos ketë rrezik për qytetarët dhe punonjësit. Fushtica ka paralajmëruar se do të analizohen të gjitha faktet dhe do të bëhet vlerësimi i të gjithë objektit.
Ndërsa Policia e Prokuroria s’kanë dhënë informacione mbi hetimet për rënien e pullazit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010


















