Kosova
“Arkatana”, rezidenca e përkryer për një jetë lumtur
Kompleksi Rezidencial “Arkatana” është investimi më i mirë për familjen tuaj, për një të ardhme të sigurt dhe me standard të lartë jetese
Arkatana është një kompleks ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil të veçantë, duke i dhënë pamje tjetër edhe qytetit të Gjilanit
E arritshme, nga tre akse rrugësh, njëri ndër ta, kryesor, por, maksimalisht e mbrojtur nga zhurmat dhe pluhuri.
Arkatana në vete ka arkitekturë të gërshetuar të klasikes me modernen, në mes të një hapësire të madhe të gjelbëruar, ku mbizotëron qetësia dhe rehatia familjare.
Posedon lejen e plotë ndërtimore dhe mjedisore
E konfirmuar për standardet e larta, “Arkatana” sjell aplikimin e teknologjive të fundit në ndërtim për të ofruar cilësinë më të lartë në çdo njësi banimi. Kjo pasi ky kompleks është në funksion të banorëve në radhë të parë.
Nga ana tjetër, sa i përket izolimit të jashtëm, objektet janë të veshura me stiropor n4, 12 cm me fasadë travertine dhe me dekoret percjellëse të përvetësuar dhe të përzgjedhur me delikatesë që nxjerr në pah karakterin dhe arkitekturën e veçantë.
“Arkatana” zotëron materiale ndërtimore të kualitetit të lartë me standarde europiane
E veçanta tjetër e kësaj rezidence është edhe siguria dhe administrimi në të gjithë kompleksin, 24/7.
“Arkatana” në vete ka edhe një hapësirë të madhe të gjelbëruar me parkun e inkorporuar, hapësirën relaksuese, fontanën si dhe hapësira rekreative për fëmijët, pastaj garazhi nëntokësore dhe vend-parkime.
Po ashtu, pjesë e saj janë edhe hapësirat për ambiente tregtare si: super-market, palestër, kafiteri, boutique, si dhe ambiente argëtuese për fëmijë dhe prindër, (çdo shërbim që ofrohet brenda kompleksit është në funksion të banorëve).
Lokal i përbashkët në shfrytëzim të përhershëm për çdo bllok banimi.
Izolimi akustik i mureve perimetral të çdo njësie banimi
Apartamentet kuadrate të “Arkatanës” janë me hapësira optimale sipas standardeve, me dritë dhe orientim ideal. Ndërkohë, ashensorët janë për çdo seksion (llamellë) të blloqeve të banimit me bateri emergjence.
Stili i brendshëm, një mrekulli në vete që përçon, rehatia, komoditet dhe ndjenjë të qetësisë.
Dyert e brendshme dhe të jashtme të këtij kompleksi janë me rimeso druri, me disa zgjedhje për ngjyrat. Gjithashtu, ofrohet edhe mundësia e zgjedhjes midis shtrimit me pllaka ose parket.
Në mënyrë të veçantë, ofron edhe mundësi të ndryshimit të zgjidhjes funksionale të njësive në fazat e hershme të planit dinamik, dizajnit të enterierit, deri tek shijet në bazë të kërkesave të klientit.
Vetrata panoramike dhe dritaret me lartësi nga tavani në dysheme për të optimizuar hyrjen e dritës së diellit, të standardit gjerman me tri goma, tre shtresa xhami, ekologjike, katër stinore, dhe 4 dhëmbëzore me roleta profil 9 cm, të mbushura me argon.
Ka edhe sistem gjerman të instalimeve elektrike, hidraulike, pastaj ngrohje qendrore me mundësi zgjedhjeje me rrymë ose pelet, kanal të oxhakut si dhe me sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit.
“Arkatana”, aty ku fjala perfekte nuk është vetëm fjalë, por realitet”
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë Hedhja e mbeturinave në Vjenë ka rezultuar në gjoba më të larta, nga 50 euro sa... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme

















