Jeta në Zvicër

Arinjtë nga Shqipëria vendosen në Zvicër

Dy arinj nga Shqipëria, që po jetonin në kushte të rënda, janë vendosur në vendpushimin Grisons të Arosas. Të dy arinjtë trembëdhjetë vjeçar u sollën në një veprim emergjence nga Shqipëria.

Ata janë vendosur të premten në Arosa, pas më shumë se tre ditë të udhëtimit dhe më shumë se 2400 kilometra, përcjell albinfo.ch.

Njëri mashkull dhe tjetri femër, ishin transportuar me një kuti dhe mbijetuan mirë gjatë udhëtimit.

Ata më parë kanë jetuar në Shkodër, ku kafshët janë mbajtur në një mënyrë të papërshtatshme në një kafaz metalik prej 30 metrave.

Kushtet nuk ishin të mira dhe për këtë arsye janë vendosur në Zvicër, ku i priste një ari nga Serbia.