Kosova

Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc

Nga zgjedhjet e së dielës në komunën më shumicë shqiptare, fitues doli Arbër Pajaziti nga kolaicioni Fronti për Ndryshim.

“Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt. S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë. Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe”, ka shkruar Pajaziti.

Në Preshevë, fituese doli Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.