E-Diaspora

Arben Lumi zgjidhet berberi i pestë më i mirë në botë

“Jam shumë i lumtur për çmimin e fituar. Jam i lumtur që puna ime po shpërblehet”, ka thënë Arben Lumi për albinfo.ch

Shqiptarët në diasporë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në shumë fusha. Madje, ata po fitojnë çmime të rëndësishme.

Njëri ndër ta është edhe berberi Arben Lumi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare të berberëve, ku është renditur i pesti. “Një berber i mrekullueshëm është në vendin e pestë në ‘International Barber Awards 2017. Urime për Arben Lumin nga Gjermania”, thuhet në njoftim zyrtar. Ngjarja është mbajtur në Nuremberg të Gjermanisë.

Foto Facebook

Lumi për albinfo.ch është shprehur i kënaqur me fitimin e këtij çmimi. “Jam shumë i lumtur për çmimin e fituar. Jam i lumtur që puna ime po shpërblehet”, ka thënë Arben Lumi për albinfo.ch.

Arbeni është nga Theranda, derisa jeton dhe vepron në Gjermani. Ai është shumë i kërkuar nga klientët dhe një nga berberët jo vetëm më të suksesshëm shqiptarë, por ndër më të kërkuarit në Gjermani.