Futboll
Arb Manaj realizon dy gola në fitoren e Balikesirspor
Sulmuesi Manaj realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Balikesirspor përballë Bursaspor.
Lojtari 22-vjeçar përfitoi nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare dhe zhbllokoi takimin në minutën e 35-të.
Lojtari nga Klina tundi rrjetën sërish pas një ore lojë falë një goditje të fuqishme, teksa ekipi vendas gjeti edhe golin e tretë katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitore e rëndësishme për Balikesirspor, që i është larguar disi zonës së ftohtë në divizionin e dytë të futbollit turk.
Me dygolëshin e sotëm, Manaj është ngjitur në kuotën e 7 realizimeve sezonale në kampionat dhe dy asistime.
Sulmuesi i Kosovës u transferua te Balikesirspor verën e kaluar dhe po zhvillon një sezon fantastik, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














