Lajme
Apple, me ulje porosish
Dërgesat e kompjuterëve të Apple në botë ranë me 40.5% nga viti në vit në tremujorin e parë të 2023-ës, mes një tkurrje më të madhe të kërkesës së konsumatorëve, sipas firmës kërkimore IDC.
Pesë prodhuesit më të mëdhenj të kompjuterëve – Apple, ASUS, Dell, HP dhe Lenovo, pësuan rënie dyshifrore në dërgesat e tremujorit të parë, duke reflektuar kërkesën më të dobët dhe problemet e vazhdueshme të inventarit. Por rënia e Apple ishte më e madhja.
Pjesa globale e tregut të PC-ve të Apple ra midis tremujorit të parë të 2022-ës dhe tremujorit të parë të 2023-ës, nga 8.6% në 7.2%, sipas të dhënave të kompanisë kërkimore IDC.
Kompania dërgoi 2.8 milionë pajisje më pak nga viti në vit, në tremujorin e parë të 2023-ës.
Kjo ngjarje nuk është krejtësisht e papritur. Drejtuesi financiar i Apple, Luca Maestri, tha në shkurt se Apple priste rënie dyshifrore në shitjet e Mac dhe iPad, nga periudha e një viti më parë për tremujorin e marsit.
Të ardhurat e Mac ranë 28.66% nga viti në vit gjatë tremujorit të dhjetorit. CEO i Apple, Tim Cook, tha në atë kohë se mjedisi sfidues makroekonomik ndikoi në shitjet e iPhone, Mac dhe Apple Watch.
Aksionet e Apple u mbyllën me mbi 1.5% të hënën.
Prodhuesit e PC-ve do të vuajnë në afatin e afërt, thuhet në raportin e IDC, ndërsa pritet rritje deri në fund të vitit.
Ka potencial pozitiv për prodhuesit e PC-ve. Kërkesa e dobësuar u jep kompanive një shans për të përfunduar “rizhvillimin e planeve të tyre” dhe për të rregulluar prishjet e zinxhirit të furnizimit.
Kjo hapësirë do të jetë mjaft e dobishme për kompani të tilla si Apple, e cila ka filluar të shtyjë furnitorët dhe montuesit të lëvizin operacionet e tyre përtej Kinës.
Apple do të raportojë fitimet e tremujorit të marsit më 4 maj. / CNBC
E-Diaspora
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Gjermani
Besmir Elmazi përfundon specializimin e tretë në Haus der Ärzteschaft Düsseldorf -
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











