Kosova
Apostolova: Pa luftimin e korrupsionit, s’ka liberalizim vizash
Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen të qytetarëve të Kosovës
Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka folur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen të qytetarëve të Kosovës.
Prej aty, ajo ka theksuar përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët të realizohet gjatë presidencës finlandeze.
Ajo gjithashtu ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit.
“Mirëpo, siç thashë, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian. E di shumë mirë se çfarë është të sugjerohesh për viza, dhe t’i humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave. Sepse edukimi këtu ka qenë i privuar, mund ta mësoni nga prindërit tuaj, mirëpo çfarë është e rëndësishme tani në këtë demokraci të re, është se sistemi i arsimit duhet të vendoset në bazën e transparencës dhe stabilitetit. Dhe çfarë dua të shoh në këto emërime në menaxhment dhe lidership në qendrat e arsimit të bëhet përmes një procesi të duhur të selektimit. Ne nuk duam të shohim nepotizëm në sektorin e arsimit, sepse ndikimi politik në këta sektorë është krim dhe ne nuk mund ta lejojmë që këtë krenari të të rinjve të Kosovës ta prishim vetëm sepse një ditë ju do të konkurroni në tregun e punës me të gjithë tregun evropian”, ka thënë ajo, raporton kp, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















