Kosova
Apostolova: Arsimi të jetë prioritet për Kosovën
Ajo shtoi se MASHT-i nuk duhet të vonohet me këtë reformë pasi që vonohet edhe ndryshimi në gjenerata
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar sërish nga institucionet e Kosovës që të fokuson për të bërë një reformë të mirëfilltë në Arsim.
Ajo shtoi se MASHT-i nuk duhet të vonohet me këtë reformë pasi që vonohet edhe ndryshimi në gjenerata, përcjell albinfo.ch.
“Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëjë thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”, ka thënë ajo.
Aposotolova shtoi se planifikojnë që këtë vit të japin 35 milionë euro për sektorin e arsimit. BE-ja shtoi ajo e sheh arsimin si sektori prioritar në Kosovë pasi popullata e Kosovë pothuajse 70% është gjenerata më e re në Evropë. Udhëheqës i projektit Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, në kuadër të BE-së, nga GIZ-i, Mark Barret tha se në bazë të të gjeturave zëvendësministrat nuk i kanë bashkërenduar aktivitetet me politikën e MAShT-it, por kanë vepruar në baza partiake.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri













