Lajme
Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas
Si pasojë e grevës së stafit të “Austrian Airlines” janë anuluar fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas.
Lajmi është konfirmuar në web-faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, pasi nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore, transmeton albinfo.at.
Ndryshe, për shkak të grevës, e cila sipas njoftimeve duhet të zgjasë sot dhe nesër, globalisht janë anuluar rreth 400 fluturime dhe janë prekur rreth 50.000 pasagjerë.
Gjatë këtyre dy ditëve kjo kompani ajrore duhej të realizojë 24 fluturime nga Vjena deri në qytetet ku përfshihen: Shkupi, Prishtina, Sarajeva, Beogradi, Zagrebi, Podgorica, Dubrovniku dhe Spliti.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











