Kosova
Anëtari i presidencës së Bosnjës: Kosova për mua është shtet i pavarur
Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, anëtari i presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Zheljko Komshiq ka deklaruar se pavarësisht a ekziston njohja e ndërsjellë në mes BosnjeëHercegovinës dhe Kosovës, kjo punë është fakt i kryer
“Siç qëndrojnë tani punët, duhet të presim, edhe pse unë nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Komshiq për RTK. I pyetur nga gazetari se a ka dakordim për këtë, Komshiq është përgjigjur: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim timin. Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidencës për të thënë diçka. Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u përmbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova eshte shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetëm është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”, thotë Komshiq.
Ndërsa sa i përket një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Komshiq ka thënë se “gjithë ajo që po ndodh me Kosovën, posaçërisht bisedimet mes Beogradit e Prishtinës, janë çështje e marrëveshjeve të tyre. Por për çfarëdo që ato bien dakord, nuk mund të jetë precedent për zgjidhjen e problemeve, siç thuhet në Ballkanin Perëndimor e posaçërisht në Bosnje Hercegovinë”, thotë Komshiq.
Zhelko Komshiq (Zeljko Komsiç) është anëtar i presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, si përfaqësues i kroatëve në këtë presidencë. Ai ka qenë pjesë e institucioneve boshnjake gjatë luftës në Bosnjë.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













