CH-Ballkani

Analistët në Serbi: Serbia e nënshtruar

Ndërkaq gazetari tjetër, Millivoje Mihajloviq, incidentin e djeshëm e konsideroi si fillimin e fundit të qeverisjes Haradina

Lidhur me arrestimin e drejtorit të ashtuquajtur të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, edhe sot në Serbi dhe jo vetëm, u bë jo vetëm top lajm, por edhe kryetemë nga opinionistët, sidomos në Serbi.

Kështu, gazetari i RTV Mir, Nenad Radosavleviq, mendon se “do të duhej të kërkohej zgjidhje diplomatike dhe jo të injorohet vizitën e ndaluar”.

Ndërkaq gazetari tjetër, Millivoje Mihajloviq, incidentin e djeshëm e konsideroi si fillimin e fundit të qeverisjes Haradinaj.

“Dita e djeshme ishte vendimtare për shumëçka, përveç brutalitetit dhe që serbët po burgosen sërish, në këtë parti shahu në mes të Prishtinës e Beogradit, ky i fundit u detyrua ta gëlltis përuljen, jo vetëm Gjuriqi, si person a si autoritet, por edhe Serbia”, deklaroi Mihajloviq, transmeton RTK.

Ai, veç tjerash, veprimin e Prishtinës zyrtare e vlerësoi si “skandaloze dhe avnaturizëm të tepruar”, përcjell albinfo.ch.

Kurse gazetari tjetër, Nenad Radosavleviq, mendon se “do të duhej informuar Brukseli për këtë veprim të Gjuriqit dhe të merreshin aktivitete diplomatike, ngase nuk duhet shkuar në atë drejtim që të çon drejt provokimit të konfliktit”.

Përgjithësisht edhe tek opinionistët tjerë mbisundon mendimi se ky incident do të ndikojë negativisht në procesin e dialogut në mes të Prishtinës e Beogradit.