Lajme
Amerikani merr diplomën e shkollës së mesme në moshën 78-vjeçare
Ted Sams ka marrë diplomën e tij të shkollës së mesme në moshën 78-vjeçare.
Për 60 vjet, Ted Sams u pendua për faktin që nuk e tërhoqi diplomën dhe këtë ai bëri të premten në shkollën e mesme San Gabriel të Kalifornisë Jugore.
Në vitin 1962, kur ishte maturant, Sams përfundoi në telashe dhe u pezullua pesë ditë para përfundimit të vitit shkollor. Ai tha se humbi një provim dhe duhej ta kompensonte atë gjatë verës.
“Kur u ktheva, ata nuk më jepnin diplomën, sepse u detyrohesha 4.80 dollarë për një libër. U largova dhe thashë ta harroja”, u shpreh ai për KABC-TV.
Shkolla e mesme e kishte ruajtur diplomën e tij dhe Sams vendosi ta tërheqë atë pasi edhe fëmijët i kishin thënë se nuk mund ta humbiste për një shumë të vogël parash.
Sams tha se planifikon ta varë diplomën në një mur në shtëpinë e tij.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









