Sport
Amerika e para, Kosova e 54-ta
Kosova fitoi medaljen e artë në xhudo me Majlinda Kelmendin, derisa në plasmanin e përgjithshëm u rendit në vendin e 54-të. Ndërkohë, Shqipëria ende mbetet në kërkim të medaljes në Olimpiadë. Zvicra është në vendin e 24-t me tri medalje të arit, dy të argjendit dhe dy të bronzit. Në përgjithësi, shtatë medalje
Lojërat Olimpike Verore zyrtarisht kanë përfunduar të dielën mbrëma, ku u zhvillua ceremonia mbyllëse, shkruan albinfo.ch.
Lojërat e mbajtura në Rio të Brazilit dhuruan spektakël, por edhe shumë rekorde, kuriozitete dhe skandale. Për herë të parë u paraqitën Kosova dhe Sudani.
Kosova fitoi medaljen e artë në xhudo me Majlinda Kelmendin, derisa në plasmanin e përgjithshëm u rendit në vendin e 54-të. Ky mund të quhet sukses për sportin kosovar që për herë të parë u paraqit në një Olimpiadë, kurse Shqipëria ende mbetet në kërkim të medaljes në Olimpiadë.
Sa i përket vendit të parë, nuk kishte shumë dilema me Amerikën që dominoi totalisht. Amerikanët fituan 121 medalje në këto Lojëra, prej tyre 46 të arit. Britania e Madhe ishte në vendin e dytë me 27 medalje të arit dhe 67 në përgjithësi, kurse Kina e treta me 26 të arit. Rusia që u paraqit pa shumë sportistë arriti të jetë të vendin e katërt me 19 medalje, derisa Gjermania u rendit e pesta me 17 të arit dhe 42 në përgjithësi.
Zvicra është në vendin e 24-t me tre të arit, dy të argjendit dhe dy të bronzit. Pra, në përgjithësi shtatë medalje.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











