E-Diaspora
Ambasadorja kosovare në pritjen tradicionale të presidentit zviceran (foto)
Ambasadorja Nazane Breca mori pjesë në pritjen tradicionale te presidenti i ri i Konfederatës zvicerane, Alene Berset
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca mori pjesë në pritjen e fillim vitit te Presidenti i ri i Konfederatës zvicerane Alain Berset.
Takimi organizohet në mënyrë tradicionale për Trupën Diplomatike të akredituar në Bernë dhe për personalitete e larta të shtetit me rastin e promovimit me rotacion në çdo fillimviti të presidentit të Zvicrës, thuhet në një njoftim të Ambasadës në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Breca, duke takuar presidentin e ri Alain Berset, ka uruar Vitin e Ri dhe ka falënderuar Zvicrën për mbështjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep për shtetin e Kosovës, duke shprehur besimin në bashkëpunim edhe më të zgjeruar dypalësh. Ambasadorja ka takuar dhe uruar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis.
Në këtë pritje Ambasadorja Breca u shoqërua nga Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar.





foto copyright: Ambasada e Kosovës në Bernë
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











