Kosova

Ambasadori amerikan takohet me Besnik Bislimin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimi.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja, përcjell albinfo.ch.

Sa u përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Hovenier ka thënë se është pjesë fundamentale e politikës së jashtme të SHBA-së që shtetet të jenë në gjendje të vendosin vetë për aranzhimet e tyre të sigurisë, për marrëdhëniet e aleancat që duan të kenë.

Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja e angazhimit të madh të SHBA-së në Ukrainë, pasi beson se Ukraina duhet të zgjedhë vetë nëse dëshiron të jetë anëtare e NATO-s apo BE-së, e jo ta lërë të vendosë Rusia për të.

“Ne mirëpresim dhe jemi shumë të vetëdijshëm që Kosova ka bërë zgjedhjen që dëshiron t’i bashkohet NATO-s një ditë. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi të përkrahim këtë synim. Ne besojmë se do të kontribuojë kjo për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe angazhim për ta përkrahur popullin e Kosovës dhe për ta përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa po vazhdon tranzicionin…Kemi bërë shumë angazhim, bëjmë stërvitje, kemi ndihmuar me pajisje ushtarake e armatim, për të përkrahur këtë. Kosova po përballet me sfidë që disa anëtarë të NATO-s nuk e njohin atë, siç e bën SHBA-ja e partnerët, si shtet të pavarur e sovran. Ne duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës drejt NATO-s. Kosova qëndron shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Më tepër janë këto çështje të pazgjidhura dhe të shohim të avancojë. Presim që plotësisht Kosova të bëhet një ditë anëtare e NATO-s dhe po punojmë në këtë drejtim”, tha Hovenier. “Dua të kundërshtoj ata që bëjnë krahasime se kush qëndron ku në marrëdhënie me kë. Ka shumë angazhim për avancime të sigurisë së Kosovës”.

Sa u përket deklaratave të emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që foli për dy kushte të tjera që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës, Hovenier tha se ato deklarata nuk ishin qëndrim i SHBA-së dhe se Escobar po fliste për qëndrime të disa shteteve evropiane.

“Escobar nuk tha ashtu. Tha se Këshilli i Evropës është çështje e rëndësishme, e disa shtete evropiane kanë folur për këto rrethana shtesë. Nuk po fliste për qëndrimin e SHBA-së”, tha Hovenier.

Ky takim vjen pas takimit të Bislimit me  emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.

 

(Përditësim i lajmit)

 

Hovenier: Të ndryshohet mënyra e zbatimit të Rregullores së BQK-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja, përcjell albinfo.ch.

Sa i përket deklaratave të ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që tha se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”, ambasadori amerikan Hovenier tha se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime.

Hovenier ka thënë se është pjesë fundamentale e politikës së jashtme të SHBA-së që shtetet të jenë në gjendje të vendosin vetë për aranzhimet e tyre të sigurisë, për marrëdhëniet e aleancat që duan të kenë.

Ai ka thënë se kjo është edhe arsyeja e angazhimit të madh të SHBA-së në Ukrainë, pasi beson se Ukraina duhet të zgjedhë vetë nëse dëshiron të jetë anëtare e NATO-s apo BE-së e jo ta lë të vendosë Rusia për të.

“Ne mirëpresim dhe jemi shumë të vetëdijshëm që Kosova ka bërë zgjedhjen që dëshiron t’i bashkohet NATO-s një ditë. Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi të përkrahim këtë synim. Ne besojmë se do të kontribuojë kjo për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe angazhim për ta përkrahur popullin e Kosovës dhe për ta përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa po vazhdon tranzicionin…Kemi bërë shumë angazhim, bëjmë stërvitje, kemi ndihmuar me pajisje ushtarake e armatim, për të përkrahur këtë. Kosova po përballet me sfidë që disa anëtarë të NATO-s nuk e njohin atë, siç e bën SHBA-ja e partnerët, si shtet të pavarur e sovran. Ne duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës drejt NATO-s. Kosova qëndron shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Më tepër janë këto çështje të pazgjidhura dhe të shohim të avancojë. Presim që plotësisht Kosova të bëhet një ditë anëtare e NATO-s dhe po punojmë në këtë drejtim”, tha Hovenier. “Dua të kundërshtojë ata që bëjnë krahasime se kush qëndron ku në marrëdhënie me kë. Ka shumë angazhim për avancime të sigurisë së Kosovës”.

Sa i përket deklaratave të emisarit të SHBA-së për Ballkanin Peëndimor, Gabriel Escobar, që foli për dy kushte tjera që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës, Hovenier tha se ato deklarata nuk ishin qëndrim i SHBA-së dhe se Escobar po fliste për qëndrime të disa shteteve evropiane.

“Escobar nuk tha ashtu. Tha se Këshilli i Evropës është çështje e rëndësishme, e disa shtete evropiane kanë folur për këto rrethana shtesë. Nuk po fliste për qëndrimin e SHBA-së”, tha Hovenier.