Kosova

Ambasadori i Zvicrës viziton Vetëvendosjen

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, sot në mëngjes ka vizituar Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Ai është pritur nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, Fitore Pacolli, përcjell albinfo.ch.

Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike.

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës, si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellë.

Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.