Ambasadori Malaj: Çmimi “Diaspora” assesi nuk është anuluar
Malaj: "Calmy Rey nuk e ka refuzuar çmimin. Ajo do ta marrë atë në një kohë të mëvonshme. Nuk ka refuzim dhe as anulim"
Duke raportuar lidhur me aferën më të re “Marty”, disa medie zvicerane i kanë marrë intervista edhe ambasadorit të Kosovës në Bernë, z. Naim Malaj. Në kuadër të një shkrimi të gjatë që ka botuar dje, gazeta Blick citon ambasadorin Malaj, i cili përgënjeshtron akuzat e hetuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. “Nuk ka aspak dëshmi. UÇK nuk ka pasur fare aparatura për ndërhyrje të tilla si marrje organesh”. Sipas Malajt Marty ka rënë në grackën e propagandës serbe.
Në një intervistë të dhënë televizionit publik zviceran, në emisionin “Tagesschau” ambasadori Malaj veç tjerash ka thënë se “jo vetëm ish UÇK-ja në kohën e saj por as spitalet e Tiranës dhe të Prishtinës nuk kanë disponuar me mjete që nevojiten për nxjerrjen dhe transportimin e organeve të njeriut, për t`i tregtuar ato. Ne po presim dëshmitë e Dick Marty-t, të cilat do të tregonin se si ka ndodhur e gjithë kjo. Por jo duke u bazuar në thënie dëshmitarësh anonimë dhe thashethëna”, ka thënë ambasadori.
Ndërkaq, lajmin më të ri për shtyrjen e marrjes së çmimit “Diaspora” nga ana e presidentes së vendit Micheline Calmy Rey, disa medie e kishin interpretuar gabimisht si refuzim ose anulim të tij. Lidhur me këtë, ambasadori Malaj i ka thënë agjencisë së lajmeve SDA se nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë për anulim.
“Calmy Rey nuk e ka refuzuar çmimin. Ajo do ta marrë atë në një kohë të mëvonshme. Nuk ka refuzim dhe as anulim”, ka thënë Malaj dhe ka shtuar: “Në kontekstin aktual ndoshta është më mirë për të gjithë që kjo datë u shty”. Çmimi, thjesht po harrohej dhe në vend të kësaj po bisedohej për raportin “Marty”, ka thënë veç tjerash ambasadori Malaj.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











