Kosova
Ambasadori i Shqipërisë falënderon Kosovën për ndihmën
Ambasadori i Shqipërisë falënderon Kosovën: Vendet e rajonit ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në një pritje të organizuar në Prishtinë ka shënuar festën e 28 Nëntorit, si një prej datave më të rëndësishme për shqiptarët.
Ambasadori Qemal Minxhozi, liderë institucional e politik shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave në Shqipëri, vend ky që u godit nga disa tërmete gjatë mëngjesit të hershëm të së martës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se sot ka qenë ditë solidariteti, ku në ambasadë janë shënuar mbi 2500 thirrje të qytetarëve të cilët kanë shprehur gatishmëri të ofrojnë ndihma për familjet që pësuan nga goditja në Shqipëri.
“Solidaritet kombëtar i jashtëzakonshëm, i paperceptueshëm. Ju jap vetëm një fakt, më Ambasadën e Shqipërisë sot janë regjistruar mbi 2500 telefonata, një pjesë shume e vogël njiheshin, të tjerët ishin njerëz që kishin vetëm emrin dhe shpirtin shqiptar. Ofruan solidaritetin e tyre, dikush thoshte nuk kam çfarë jap, kam një shtëpi në Golem janë çelësat e shtëpisë ku t’i dorëzojë, dikush tjetër thoshte të vinë në Prishtinë, kam apartament bosh, kam një shtëpi, dikush tjetër thoshte ku te dorëzojë disa plaçka që kam, ku të dorëzojë një batanije, ku të dorëzojë një çadër. Dhe në gjithë këtë solidaritet spikatëm të gjitha vendet e rajonit, ishin një me Shqipërinë, por në ballë Kosova, faleminderit Kosovë”, tha Minxhozi, transmeton kp, percjell albinfo.ch
Ai tha se shqiptarët kanë forcë dhe energji për të tejkaluar këtë situatë dhe solidariteti i treguar i bën krenarë të gjithë për lidhjet që kanë shqiptarët mes vete, pavarësisht kufijve.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












